Një analizë e së përditshmes “Marka” e nxjerr shumë qartë sesi argjentinasi ka qenë tmerri i madh i shumicës së skuadrave që marrin pjesë këtë sezon në La Liga, dhe kjo për shënimin e golave ndaj tyre, por padyshim edhe për asistet dhe kontributin në lojën e Barcelonës ndaj tyre. Lionel Mesi ka shënuar në karrierën e tij 284 gola në La Liga ndaj 15 prej ekipeve që janë këtë edicion në elitë, dhe pikërisht Alaveshit, Bilbaos, Atletikos, Betisit, Espanjolit, Granadës, Levantes, Majorkës, Osuasunës, Vajekanos, Realit të Madridit, Sociedadit, Seviljes, Valencias dhe Vijarrealit. Rekordin e mban me 30 gola ndaj Seviljes, 27 Valencias e 26 Atletikos së Madridit, ndërsa Realit i ka shënuar 18 herë në kampionat. Kristiano Ronaldo ka qenë shënuesi më i mirë vetë ndaj Getafes, dhe Sociedadit (baraz me Mesin).
Sfidanti.al