Tirana-Partizani, me 30% tifozë, FSHF lut qeverinë të mos ndryshojë mendje!

Kombëtarja ishte edhe fatlume, edhe fatkeqe, ndërsa pati 22 000 tifozë në “Arenën Air Albania” për ndeshjen ndaj Polonisë në Kupën e Botës. Kjo gjë nuk mund të realizohet në derbin mes Tiranës e Partizanit që do të luhet gjithashtu në Arenë në 25 tetor, pra pas rreth 10 ditëve. Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë me dijë për ABC-në se për momentin mbetet në fuqi vendimi i qeverisë që në derbi të ketë vetëm 30 për qind të publikut, aq sa është rregulli i përcaktuar për ndeshjet e kampionatit shqiptar. Këto burime nuk ishin në gjendje të argumentonin se përse mbetet në fuqi kufizimi për sfidën Tirana-Partizani, ndërsa për kombëtaren u lejua Arena plot, ndonëse ndikimi i koronavirusit është i njëjtë në të dy rastet.

Gjithsesi, ekziston mundësia që vetë Federata të ketë dëshirë që në stadium të jenë vetëm 30 për qind e tifozëve për t’u kontrolluar më lehtë, dhe për të mos ndodhur skenat që ngjanë në ndeshjen e e kombëtares, aq më tepër që nuk ka ndonjë shpresë të madhe që policia e shtetit dhe policia private këtë herë ta bëjnë detyrën siç duhet. Kufizimi i tifozëve në 30 për qind pritet të jetë një dëm i madh financiar për Tiranën, sepse kjo ndeshje është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për klubet e kryeqytetit. Gjithsesi, shpresohet që qeveria të ndryshojë qendrim dhe që në stadium të krijohet atmosfera e shkëlqyer, siç ka ndodhur gjithmonë në ndeshjen më emocionuese të futbollit shqiptar.

Sfidanti.al