UEFA nuk na beson më, vëzhguesit do t’i kemi në derbi!

Pas asaj që ndodhi do të kemi vizita. Federata Shqiptare e Futbollit paralajmëron se vëzhgues të UEFA-s do të jenë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjet e Abisnet Superligës, dhe kjo ka një arsye të fortë. Mbikqyrësit e huaj do të jenë sidomos në derbin mes Tiranës e Partizanit në “Arenën Air Albania” për të provuar masat e sigurisë në stadium, dhe kjo sepse në kryeqytetin tonë është në program një finale e kupave të Europës. Në 25 maj 2022 në “Arenën Air Albania” pritet të luhet finalja e Ligës së Konferencës, veçse UEFA mundet edhe të na e heqë këtë të drejtë pikërisht për shkak të dhunës së tifozëve ndaj lojtarëve të Polonisë, në ndeshjen eleminatore të Kupës së Botës. Gjithsesi,

Një ekspert polak i sigurisë, Marcin Samsel, deklaron për mediat e vendit të tij se në “Arenën Air Albania” dështoi sistemi i sigurisë. Ai theksoi se tifozët u lejuan të hynin në stadium me shishe dhe sende të tjera të forta, gjë që sipas tij në Poloni është e ndaluar. Samsel deklaroi se Shqipëria do të marrë gjobë e do të ndëshkohet me 1 ose 2 ndeshje pa tifozë, ndërsa theksoi se këto probleme janë standarde në Ballkan. Sa për të theksuar këto standarde, mjafton të kujtojmë se pikërisht sot mbushen 7 vjet që nga dhuna ndaj kombëtares shqiptare në Beograd, që solli ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes eleminatore të Europianit ndaj Serbisë.

Sfidanti.al