Në të vërtetë, këtë opinion e boton tabloidi britanik “Deili Meil” (Daily Mail), veçse autori është gazetari i të përditshmes nga Italia, Alvize Kanjaco (Cagnazzo). Sipas tij, Juventusi po vazhdon të vuajë duke paguar gabimet e bëra nga ish-drejtori i tij sportiv, Fabio Paratiçi, që tani është tek Totenhemi. Sipas Kanjacos, Paratiçi bëri disa gafa sepse nuk arriti dot të merrte Erling Halandin kur norvegjezi ishte 18 vjeç, një lojtar si Aron Ramsej merr një rrogë të jashtëzakonshme dhe luan pak, Kulushevski e Kean kanë qenë më shumë lojtarë stoli dhe ende jo me mentalitetin e Juves, ndërsa mbeten pozitive transferimet e portierit Shezni dhe të sulmuesit Alvaro Morata. Gjithsesi, edhe këta të dy nuk janë pa probleme, pasi portieri polak bën gabime sidomos që kur mbushi 30 vjeç dhe prania e tij i mbylli rrugën Donarumës, ndërsa në vend të Moratës paratë duhej të ishin investuar tek Halandi.
Sfidanti.al