Barcelona do të ndeshet me Frankfurtin në çerekfinalen e Ligës së Europës. Kështu doli nga shorti i hedhur nga UEFA në Nion të Zvicrës, ndërsa katalanasit janë favoritët për ta fituar këtë trofe. Gjithsesi, Frankfurti është i vetmi ekip që e ka fituar këtë kupë, nga të gjitha skuadrat që kanë mbetur në konkurrim. Nëse kualifikohet për në gjysmëfinale, Barcelona mund të ndeshet me ekipin anglez, Uest Hem, ose me Lionin e Francës. Skuadra e Atalantës, ku luan mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, do të përballet me një tjetër ekip gjerman, Lajpcigun.
Shorti i çerekfinaleve
Lajpcig-Atalanta, Frankfurt-Barcelona, Uest Hem-Lion, Braga-Rejnxhërs.
Shorti i gjysmëfinaleve
Lajpcig/Atalanta- Braga/Rejnxhërs, Uest Hem/Lion- Frankfurt/Barcelona.
Ndeshjet çerekfinale luhen në 7 dhe 14 prill, ndeshjet gjysmëfinale luhen në në 28 prill dhe 5 maj.
Sfidanti.al