Mundej që ata të mos ishin fare në fushë, dhe trajnetri i Çelsit do të duhej të zgjidhte të tjerë. Pavarësisht fitores 2-0 në Angli, sërish sfida e Championsit në Francë ndaj Lilës ishte e rrezikshme, ndaj edhe Tomas Tuhel nuk ngurroi që të aktivizonte dy lojtarë që kishin qenë pa qejf, kishin qenë në shtrat, Kristian Pulishiç dhe Sezar Azpilikueta. “Ishte diçka e madhe sepse njerëzit nuk e dinë që të dy golshënuesit tanë erdhën nga sëmundja, – tha trajneri, – jam krenar për ta. Ishte e vështirë sepse ne kemi pasur vetëm 2 ditë mes dy ndeshjeve, ndërsa kundërshtari pati 4, plus që ishim jashtë fushe. Gjithashtu ishte e shkëlqyer që ne kishim kaq shumë tifozë këtu në Francë”.
Sfidanti.al