Levandovski synon rekordet e Ronaldos dhe Mesit

Ka shënuar shumë dhe padyshim që do të vazhdojë ta bëjë. Robert Levandovski synon disa rekorde këtë sezon në Bundesligë dhe në Champions, përveçse edhe trofe me Bajernin. Sulmuesi polak ka shënuar deri tani 16 gola në 12 ndeshje në kampionatin gjerman dhe shpreson të thyejë rekordin e Gerd Mylerit me 40 rrjeta në një sezon të plotë. Mundësia ekziston sepse Levandovski ka mesatare më të mirë sesa “Bomberi i Kombit” që vendosi rekordin me 1.176 gola për ndeshje, ndërsa polaku e ka deri tani 1.333 gola për ndeshje.

Përveç kësaj, ai synon të bëhet i dyti lojtar pas Kristiano Ronaldos që të shënojë gol në çdo ndeshje të fazës së grupeve në Champions. Deri tani, ai ka shënuar në 5 ndeshje dhe duhet ta bëjë ndaj Totenhemit në Mynih në javën e fundit. Po ashtu, ai synon rekordin tjetër të Ronaldos me 11 gola në fazën e grupeve, dhe deri tani ai ka realizuar 10 herë. Më tej, Levandovski do të synojë rekordin total të portugezit në Champions, me 17 të tillë, plus edhe të fitojë trofeun. Së fundi, por jo e fundit nga rëndësia, Levandovski do të synojë të arrijë ose të kalojë rekordin e Mesit me 81 gola në sezon në çdo kompeticion. Shpresë ka, sepse argjentinasi kishte realizuar “vetëm” 27 gola deri në këtë fazë të sezonit, ndërsa Levandovski ka 31.

Sfidanti.al