Sarri tani ka tre “fenomëne”, Kristianon, Higuainin dhe Dibalën

Me Ronaldon duket se ka bërë paqe. Një ditë para ndeshjes ndaj Atletikos, bisedoi gjatë me portugezin në stërvitje, diçka që u quajt “bisedim paqeje”, ndërsa Mauricio Sarri po forcon pozitat tek Juventusi duke pasur edhe alternativa të tjera. Në Champions, ai la në stol Higuainin, dhe kur e hodhi në fushë në pjesën e dytë, zëvendësoi Dibalën. Një favor për Ronaldon, si për t’i thënë se ai nuk do të jetë i sakrifikuari i përhershëm, por nga ana tjetër edhe një kujtesë se portugezi është si gjithë të tjerët.

“Nuk kam folur me Kristianon, – tha Sarri, – nuk di nëse gjuri e pengon, por m’u duk mirë, po vraponte deri në fund për të kapur topa edhe në mbrojtje. Nuk është se ishim shkëlqyeshëm ndaj Atletikos, por nuk ishte faji i Ronaldos”.

Ndaj Atalantës, goli i fitores u shënua nga Paulo Dibala, në mënyrë të shkëlqyer, madje duke bërë Sarrin “të kafshonte gjuhën”, pasi fillimisht nuk kishte dashur që sulmuesi të ekzekutonte drejt portës atë goditje dënimi. “Paulo është një lojtar i klasit botëror, – thotë Sarri, – kush mund ta këshillonte për atë gol, madje fillimisht tashë me vete “çfarë dreqin po bën”. Ai e zgjidhi shkëlqyeshëm”.

Sfidanti.al