Levandovski në stërvitje me Bajernin, por fanela e tij “zhduket”!

Në shitoret e klubit bavarez nuk gjen asnjë bluzë të lavdishme me numrin 9, ndërsa pak kohë më parë u fotografua agjenti i legjendës polake që kishte blerë 10 fanela të Levandovskit, por që ishin të Barcelonës. Ajo që quhet “merçëndajzin” (merchandising), pra tregtimi i fanelave dhe sendeve të tjera të një skuadre futbolli, është tregues i rëndësishëm për atë që mund të ndodhë, dhe fakti që fanelat e Levandovskit nuk janë në shitoret e Bajernit tregojnë jo pak. Kjo me gjasë vlen më shumë sesa fakti që sulmuesi polak është kthyer në Mynih dhe ka marrë pjesë në seancën stërvitore të skuadrës bavareze. E ardhmja e tij duket larg Mynihut.

Sfidanti.al