Kovidi detyron ekipin anglez të shkojë në turne me vetëm 10 lojtarë

Po flasim për Kristël Palasin, skuadrën e Premier Ligës, e cila do të jetë në Australi dhe Singapor për të zhvilluar disa ndeshje miqësore këto ditë. Në këto vende, rregullat për Kovidin janë të ashpra dhe ata që nuk janë të vaksinuar apo nuk kanë kaluar tani shpejt sëmundjen, nuk mund të hyjnë, siç i ndodhi kampionit të tenisit, Novak Gjokoviç në Melburn në janar. Kjo ka bërë që trajneri i londinezëve, Patrik Vieira, të lerë në shtëpi disa nga futbollistët kryesorë si Vilfred Zaha, Ebereçi Eze, Mark Guehi apo Majkëll Olize. Vetëm 10 lojtarë të ekipit të parë mundën të udhëtonin me ekipin. Australia i ka lehtësuar disi kufizimet duke nisur që nga 6 korriku, por Singapori mbetet po ashtu siç ishte.

Sfidanti.al