Çështja është ku do të luajë Berat Gjimshiti sezonin e ardhshëm, ndërsa një klub i vogël, por me drejtues të mëdhenj e kërkon në Serinë A. Monza e pëlqen mbrojtësin e kombëtares shqiptare, të paktën siç këmbëngulin mediat italiane dhe ato europiane, dhe klubi ka për president e pronar Silvio Berluskonin si dhe për drejtues, Adriano Galianin. Është pikërisht Galiani që ka bërë sondazh tek Atalanta për Gjimshitin, dhe qendërmbrojtësi cilësohet i rëndësishëm për projektin e ri në Serinë A. Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë pasi Atalanta nuk dëshiron të mbetet pa 29-vjeçarin, të cilin e ka në radhët e veta që nga viti 2016-të, dhe titullar që nga 2018-ta. Shqiptari nga Kosova ka luajtur 160 ndeshje e ka shënuar 7 gola për skuadrën italiane duke shkëlqyer në Serinë A dhe në Champions.
Sfidanti.al