Ish-sulmuesi bavarez nuk dëshiron të japë ndonjë favorit, dhe foli në mënyrë diplomatike. Robert Levandovski ndoshta mund të ketë dëshirë që Bajerni të kualifikohet për në gjysmëfinalen e Championsit, duke qenë se luajti 9 sezone në Mynih, por nuk shprehet kështu. “Do të jetë një sfidë shumë interesante, – thotë polaku, – gjithçka do të varet nga forma e ditës. Mendoj se shanset janë 50 me 50 për qind”. Bajerni është ish-ekipi i Levës, ndërsa Pep Guardiola është ish-trajneri i tij kur ishte në Mynih.
Sfidanti.al