Ka shkëlqyer në pistë, por nuk heq dorë nga rruga. Luiza Gega, kampione e Europës në atletikë, do të marrë pjesë këtë të diel në Maratonën Ndërkombëtare të qytetit të Beratit. Atletja më e mirë shqiptare, që është edhe kampione e Mesdheut, kampione e Ballkanit dhe e pesta në Botë, ka vendosur të jetë e pranishme në garën në qytetin e lashtë shqiptar. Padyshim prania e saj e bën këtë maratonë edhe më të rëndësishme, ndërsa pritet që në start të jenë 200 sportistë nga Shqipëria dhe 15 vende të tjera. Maratona do të jetë e ndarë në dy kategori, vrapim 20 dhe 30 km, ndërsa itinerari do të jetë nga Bulevardi i qytetit për të vazhduar nga Ura e Goricës, në Lagjet Mangalem e Çelepias, në rrugën e re në Kala, në Rrugën e Kalldrëmeve e pastaj nëpër Unazë dhe rrugën buzë Lumit Osum.
Sfidanti.al