Të gjithë e thonë këtë frazë, është bërë si kartë identiteti për t’u pranuar në super-përrallën e Superiores. Edhe trajneri fringo i Vllaznisë, Sedloski nga Maqedonia, pa e nohur fare kampionatin, s’mund të shpëtonte nga shprehja virale : “ Ky kampionat është shumë intersant. Me dy apo tre ndeshje mund të ngjitesh lart në vendin e parë, por edhe mund të biesh në vendet e fundit..”
Ky përcaktimi “interesant” apo siç thuhet rëndom “ kampionat i çuditshëm”, nuk përkthehet dot nga trajnerët tanë, pale nga të huajt. Një futboll që luhet me stadiume të boshatisur, me një qasje “amerikane”, pasi loja gjithnjë e më shumë po afrohet me sportin teatral të keçit, ku një herë të pallon njëri e pastaj të zdrugon tjetri. Dhe pastaj, në “kioskën e Superligës”, siç e pagezoi kryeministri në ditët e Pandemisë, dehemi dhe na merren mendtë e këmbët , kur shohim klasifikimin e tërbuar, që na bëhet lesheli, ku që një herë ia hip dhe një herë ta hipin..!
Rroftw kioska !Na bwn tw mburremi se kemi klasifikimin më të bukur, akoma mburremi se kemi stadiumin më të bukur. Por kemi dhe presidentin “më të bukur” nw Europw , pasi ia hipi me numër votash gjithw “burrave të Europws” nw rizgjedhjen në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. E ku mos tw dwgjosh pastaj nw korridoret e FSHF-së , poezinw e fundit : “ Futbolli ynë do të ishte pa nam dhe pa nishan, nwse presidenti Duka, i vetëm fare, po i ngjitet deri në maj “malit të egër” të UEFA-s !”
Sfidanti.al