Nëse do të kishte mbërritur në Barcelonë nja 3-4 vjet më parë, me gjasë që stadiumi legjendar “Kamp Nou” do të ishte mbushur plot, pra me mbi 90 000 spektatorë. E tillë legjenda me emrin Robert Levandovski që është në gjendje të mbledhë gati 58 000 vetë në “Kamp Nou” në prezantim edhe duke qenë 33-vjeç, pra tepër “i shtrydhur”, siç mund të shprehemi. Kaq ishin mbledhur për yllin polak të ardhur nga Bajerni dhe që pritet të sfidojë Karim Benzemanë e Realit. Levandovski nuk i arriti dot rekordet e Diego Armando Maradonës dhe Kristiano Ronaldos që mblodhën, përkatësisht tek Napoli dhe Reali mbi 80 000 vetë në stadium, por kjo vetëm për shkak të moshës.
Sfidanti.al