Jurgen Klopi është shumë i zemëruar me “Kupën e gabuar të Botës”!

Trajneri i Liverpulit e ndjen vështirësinë kur konkurrime të tjera përzihen me sezonin e skuadrës së tij,  dhe përveç Kupës së Afrikës që i krijon probleme me Salahun apo Keitanë dhe më parë me Manenë, tani është edhe Kupa e Botës. Jurgen Klopi e cilësoi Botërorin në Katar që zhvillohet në dimër si “turneun e gabuar” që zhvillohet në “momentin e gabuar” dhe për “arsye të gabuara”. Kjo, sepse ndërsa Premier Liga do të ketë 4 javë pushim, lojtarët më të mirë do të jenë në ekipet kombëtare dhe do të luajnë pa pushim. Nëse arrijnë gjysmëfinalen do të thotë se ata do të vijnë thuajse pa asnjë mundësi shlodhjeje për ndeshjen e ristartit të Premier Ligës në 26 dhjetor. “Në kushte të tilla nuk  di sesi të përgatitesh, – tha ai, – sa herë e kujtoj Botërorin bëhem me nerva. Lojtarët më të mirë nuk  do të kenë mundësi të pushojnë. Kjo është e gabuar”.

Sfidanti.al