Përse Pioli mendon se Milani është më i fortë se sezonin e kaluar?!

Në një intervistë ekskluzive për “La Gazeta delo Sportin”, trajneri i kampionëve theksoi besimin se ekipi i tij do të japë më shumë në fushë sesa vjet kur fitoi titullin. Edhe pse kuqezinjtë kanë marrë vetëm De Ketelerin, dhe kanë dështuar në dy objektiva të tjera, sërish Stefano Pioli mbetet optimist. “Jam i bindur se do të jemi më të fortë se vjet, – thotë ai, – me De Ketelerin kemi më shumë mundësi në mesfushë. Djemtë po stërviten shumë fortë, madje u desh t’i ndaloja unë sepse po kalonin çdo limit”. Kjo duket se është arsyeja kryesore që Pioli ka besim tek Milani, ndonëse edhe ekipet e tjerë po stërviten fort. Milani pret si përforcim edhe Pape Mata Sarr, mesfushor 19-vjecar i Totenhemit, që ishte i huazuar tek Metci në Francë.

Sfidanti.al