“L’Ekip” sulmon Mesin dhe Mbapenë: Yjet vijnë tek ne për para!

Nota e vendosur nga e përditshmja franceze ishte tepër e ulët, pasi që të dy lojtarët morën nga një 3-sh. Të tilla vlerësimet e “L’Ekipit” për Kilian Mbapenë dhe Lionel Mesin, bashkë me komentin se “lojtarët e mëdhenj vijnë (tek PSG) për një kontratë, ndërsa lojtarët mesatarë vazhdojnë që të vdesin këtu”. Sipas mediave franceze, disfata 0-2 në Gjermani ndaj Bajernit tregon se tek PSG-ja asgjë nuk ka ndryshuar. Dy yjet kryesorë u paraqitën dobët duke mos bërë dot diferencën. “Kur PSG vjen në raundet me eliminim direkt në Champions, humbja është një kulturë”, shkruan opinionisti Vinsent Dylyk (Duluc).

Sfidanti.al