Pioli: Në Champions ndodh gjithçka, meritë e lojtarëve!

Menjëherë pasi u kalua me sukses prova e Totenhemit në Londër, trajneri Stefano Pioli u pyet nëse skuadra e tij mund ta fitojë  Championsin. Fillimisht, ai deshi të falenderonte lojtarët. “Kjo i dedikohet cilësisë së lojtarëve që klubi më ka vendosur në dispozicion, – tha ai, – Kam një grup të madh futbollistësh dhe unë këtë nuk e harroj kurrë. Nuk e kam humbur besimin as në momentet më të vështira, kur nuk kemi luajtur mirë dhe kur kemi pasur rezultate negative. Nuk ka asgjë të pamundur në Champions. Djemtë zhvilluan një ndeshje me personalitet të madh”. Gjithsesi, shanset për Milanin janë ndonëse fitorja e fundit e Championsit ka qenë në 2007.

Sfidanti.al