Koman: Bajerni i zgjidhi problemet pas pushimit!

Futbollisti francez i bavarezëve tregoi se sfida ndaj Paris SG nuk ishte kaq e thjeshtë, ndonëse suksesi në total arriti në shifrat 3-0. Kingsli Koman pranoi se pjesa e parë ishte e vështirë për Bajernin, në duelin e Championsit. “PSG luajti një pjesë të parë të mirë, – tha autori i golit në ndeshjen e Parisit, – ata patën rastet e tyre dhe ne patëm disa vështirësi. Gjithsesi, pas pushimit ne bëmë disa ndryshime dhe i zgjidhëm problemet. Ne ishim më të bashkuar në pjesën e dytë. Herën e kaluar, ata na eliminuan, por tashmë ne e merituam”.

Sfidanti.al