Kilian Mbape me tre golat që shënoi kundër Monakos vendosi tre rekorde në kampionatin francez dhe një nga ata ka lidhje me futbollistin legjendar francez, Zhan Pjer Papen. Mbape u bë futbollisti i dytë francez që arrin të shënojë 30 gola në një sezon kampionati të Ligës së 1-rë, duke barazuar rekordin absolut të Papen që dikur ka qenë sulmuesi më i mirë francez. Më 1990, Papeni, duke qenë pjesëtar i Marsejës, shënoi 30 gola, ndërkohë që sezonin e ardhshëm ai u shpall futbollisti më i mirë në botë dhe atij iu dha “Topi i artë” si kurrorëzim i karrierës së tij të shkëlqyer.
Legjendari Papen thotë se Mbape do ta dominojë futbollin botëror
gjatë 10 viteve të ardhshëm dhe konsideron se ai është ylli i vetëm i vërtetë te PSZH-ja, megjithëse është vetëm 20 vjeç.
“Mbape është ylli i vërtetë i PSZH-së. Lojtari kryesor në këtë ekip është Mbape dhe jo Nejmari. Shumëkush thotë se Nejmari është futbollist galaktikas, por PSZH-ja ka vetëm një yll dhe ai është Kilian Mbape që është e ardhmja e futbollit francez”, deklaroi Zhan Pjer Papen.
Sfidanti.al