Sulmuesi më i mirë i Totenhemit, Hari Kejn, u dëmtua në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve (LK) dhe, sipas informacionit që u përhap, sezoni përfundoi për të.
Sidoqoftë, duket se rehabilitimi i Kejnit ka ecur më mirë sesa parashikimet, ndërkohë që trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, zbuloi se Kejni mund të kthehet në fushë më shpejt dhe të luajë në finale të Ligës së Kampioneve që do të zhvillohet më 1 qershor në “Vanda Metropolitano” të Madridit.
“Po të më pyesni mua, unë kam parandjenjë se Hari do të mund të luajë në finale, duke e njohur përkushtimin dhe këmbënguljen e tij që të kthehet sa më shpejt në fushë. Unë nuk jam mjek dhe kjo është intuita ime”, tha Poçetino.
Sigurisht që të mos bëhen hesapet pa hanxhinë, fillimisht Totenhemi duhet të kapërcejë Ajaksin e Amsterdamit në gjysmëfinale që të mund të luajë në finale të Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al