Një prej mesfushorëve më të mirë në historinë e futbollit modern, Xavi Hernandez i thotë mjaft futbollit të luajtur. Legjenda e Barcelonës dhe e përfaqësueses spanjolle nëpërmjet një editoriali të tij për median në Doha ku fitoi edhe titullin kampion i kataroit bëri të ditur vendimin e tij për të lënë fushën e gjelbër, por jo futbollin.
‘Ky është sezoni im i fundit si futbollit dhe mezi po pres të shoh se cfarë do të më rezervojë e ardhmja si trajner-shkruante ndër të tjerat ish kapiteni i Barcelonës
Xavi Hernandez, tashmë në moshën 39 vjecare ka shkruar faqe të arta në historinë e Barrcelonës, por edhe të futbollit spanjoll me 35 trofe të fituar në karrierë. Ai është një prej futbollistëve më fitues në histori me 25 tituj me klubin e Barcelonës, ndërkohë që ka vendosur edhe rekorde rë shumtë. Në total, Xavi Hernandez ka zhvilluar me Barcelonën 767 ndeshje zyrtare duke shënuar 85 gola. Xavi Hernandez gjatë karrierës së tij ka qenë pikë referimi jo vetëm e Barcelonës por edhe e skuadrës së Spanjës. 39 vjecari ka në palmaresin e tij 8 tituj të La Ligës, 6 Superkupa të Spanjës, 3 Kupa të Mbretit, 4 Liga Kampionesh, 2 Superkupa të Evropës, 2 botërorë për Klube.Me përfaqësuesen spanjolle Xavi ka fituar një medalje të argjendtë olimpike, dy evropianë dhe një Botëror.
Tani ai kërkon të aplikojë stilin e tij të lojës edhe në rolin e trajnerit.
‘Filozofia ime e trajnimit reflekton stilin që kemi zhvilluar për shumë vjet nën ndikimin e Johan Krujf dhe La Masias-vijon editoriali i Xavi Hernandez-më pëlqen të shoh skuadrat që të marrin kontrollin e fushës, të luajnë në sulm dhe të kthehemi te thelbi i asaj që duam më shumë që nga fëmijëria; futbolli i zotërimit të topit. Në 4 javët e ardhshme do të lidh këpoucët për të luajtur ndeshjet e mia të fundit në një garë të paharrueshme që zgjat prej 21 vitesh dhe që më ka bërë të shoh botën. Fitorja e Qatar League of Stars ishte trofeu që më mungonte, ishte finalja perfekte për karrierën time si futbollist në Katar’.
sfidanti.al