Parrulla fashiste në Milano, 8 tifozeve ultras të Lazios u ndalohet hyrja në stadium

Kuestori i Milanos, Serxho Brako vendosi të ndalojë hyrjen në stadiume të 8 tifozëve ultras të grupimit ‘Irriducibili’ të Lazios për parrullën fashiste ku shkruhej ‘Nderime Benito Musolinit’ të shpalosur në datën 24 prill në rrugën Buenos Aires në kryeqendrën e rajonit të Lombardisë.

Në një komunikatë për shtyp theksohet se policia e Divizionit Antikrim verifikoi një sërë rastesh të precedentëve penalë për krime të ndryshme të cilave u shtohen zotërimi, hedhja ose përdorimi i materialeve të rrezikshme në evenimente sportive, armëmbajtja pa leje, zotërim dhe shpërndarje lëndësh narkotike, rezistencë dhe sulm ndaj forcave të rendit, plagosje e kërcënime’

Në rastin e një prej këtyre ultrasve ekziston edhe akuza e vrasjes së qëllimshme ndërkohë që po ky person ishte edhe në mbikqyrje speciale.

sfidanti.al