Laporta e Ksavi nuk janë në një mendje, a kthehet Mesi tek Barça në 2023?!

Duket punë e vështirë, ndërsa argjentinasi po përpiqet të vazhdojë një karrierë me suksese tek Paris SG. Duket më i qetë Lionel Mesi, ndërsa kombëtarja ka dalë si prioritet kryesor pas një jete të stuhishme në “Kamp Nou”. Shpresa e PSG-së dhe e vetë Mesit është që 2022-2023 të jetë më i mirë se sezoni i kaluar, me më shumë gola, edhe pse me asistë nuk ka qenë keq. Po ashtu, synohet Championsi. Gjithsesi, gjithë bota e njeh Leon si katalanas dhe komentet vazhdojnë për një kthim të mundshëm të tij në ekip. Presidenti Laporta vazhdon të hedhë “shashka” dhe të thotë se “shpresojmë që Mesi të kthehet”. Trajneri Ksavi Hernandez gjithashtu nuk e hedh poshtë mundësinë që ish-kapiteni të kthehet, por thotë se është e pamundur që kjo të ndodhë këtë verë, ndërsa fton që të kalohet vëmendja tek sezoni. Të shohim nëse do të ketë kthim në 2023, ndonëse duket e vështirë, tepër e vështirë.

Sfidanti.al