“Luaneshat” bënë krenare gjithë Anglisë, por falë trajneres holandeze Vigman!

Mediat në ishull ishin në hare të vërtetë, ndërsa futbollistet e kombëtares së tyre bënë të lumtur kombin. Anglia arriti finalen e Kampionatit Europian në futboll për femra, dhe shumë prej lojtareve deklaruan se “jemi krenare që jemi angleze”, megjithatë një meritë të madhe në këtë sukses të madh e ka një holandeze. Kjo është trajnerja Sarina Vigman (Ëiegman), e cila udhëhoqi skuadrën edhe në fitoren 4-0 ndaj Suedisë në Shefild.

“Jam shumë krenare, – tha ajo, – mendoj se skuadra hyri siç duhet në lojën e saj. E vërtetë që ne nuk e nisëm ndeshjen shumë mirë, duke rrezikuar të pësonim gol që në fillim. E patëm të vështirë me mbrojtjen suedeze, por u përmirësuam. Lojtaret e gjetën zgjidhjen. Duhej të kishim kujdes sepse Suedia ishte shumë e rrezikshme në kundërsulm. Goli i parë na ndihmoi. Pas ndeshjes pati festë në dhomën e zhveshjes, diçka e natyrshme, por tani duhet të mbledhim veten për të qenë gati për finalen”. Vigman ka fituar trofe si trajnere me klubet dhe kombëtaren e Holandës, ndërsa me Anglinë nuk ka humbur asnjë ndeshje deri tani duke pasur 17 fitore e 2 barazime.

Sfidanti.al