Ndodh që të refuzosh 1 herë Barcelonën, por ta bësh dicka të tillë dy herë është dicka pothuajse e pamundur. Në fakt dikush e ka bërë këtë; Jup Hejnkes dhe është vetë trajneri aktual i Bajernit të Mynihut në një rrëfim të tij për ‘Der Spiegel’. herën e parë që Hejnkes refuzoi Barcelonën ishte në vitin 1997 kur ai dhe skuadra që ai drejtonte Tenerife po i habiste të gjithë.
‘U takova me drejtuesit e Barcelonës në sallonin e shtëpisë sime në Tenerife-tregon Hejnkes-më bënë një ofertë, por unë e refuzova. Ata mbetën të habitur dhe më vunë në dukje se kush ishin, por unë u përgjigja se ishin ata që nuk më njihnin mua, si një person që nuk i prish kontratat’.
Tentativa e dytë e katalanasve për të uliur në pankinën e skuadrës së tyre u bë në vitin 2013 kur Hejnkes dhe Bajerni i tij fituan Bundesligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Gjermanisë, por edhe në këtë rast trajneri gjerman ua mbylli portën në fytyrë.
‘Në atë kohë për mua ishte e pamundur që të punoja me një tjetër skuadër pas impenjimeve me Bajernin-vijoi Heynckes-pushova, iu dedikova vetes sime dhe kafshëve të mia’.
sfidanti.al