Kush do të jetë rivali kryesor i Sitit në Premier Ligë? Leroj Sane befasues…

Një nga futbollistët kryesorë të Mançester Sitit, Leroj Sane, bëri një deklaratë interesante në prag të sezonit të ri të Premier Ligës. Në përgjigje të pyetjes së cilin ekip do të ketë rival kryesor Siti gjatë këtij sezoni, ai u përgjigj pa mëdyshje – Çelsin!
“Çelsi do të jetë rivali ynë më i madh, sepse ai ka tani një trajner shumë të mirë. Nëse shihni sesi ka luajtur vitin e kaluar Napoli, atëherë, ju do ta keni të qartë këtë. Napoli luan një futboll mjaft atraktiv dhe ne u munduam shumë me atë ekip në Ligën e Kampioneve”, vuri në dukej Sane që si konkurrent të dytë kryesor përmendi Liverpulin.
Pavarësisht se shumëkush konsideron se rival kryesor i Sitit gjatë këtij sezoni të Premier Ligës do të jetë Mançester Junajtidi,Sane zgjodhi si rival kryesor ekipin që sezonin e kaluar zuri vendin e pestë në Premier Ligë, duke shprehur një respekt të madhpër trajnerin e ri të “bluve” të Londrës, Mauricio Sari.
Sfidanti.al