Lajmi po qarkullonte prej kohesh, por tani eshte zyrtare. Leonardo rikthehet ne bordin drejtues te Milanit me brazilianin qe do te jete ne rolin e Drejtorit Teknik. Milan e komunikoi rikthimin e e Leonardos pas 9 vitesh nepermjet nje komunikate per shtyp.
Rikthimi i Leonardos ne bordin drejtues te kuqezinjve eshte pershendetur nga presidenti i Milanit, Paolo Skaroni.
‘Rikthimi i Leonardos, nje kampion i madh kuqezi dhe i botes, eshte nje tjeter hap i bere drejt suksesit-tha Skaroni-ai do te jete edhe pergjegjes i merkatos se transferimeve duke filluar qe ne sesionin e kesaj vere. Do te kete mbeshtetjen tone per te perforcuar skuadren ne baze te normave te Fair Play Financiar te UEFA’.
Prezantimi i Leonardos te Milani do te behet kete te enjte ne oren 16:30 ne ambientet e Casa Milan.
Sfidanti.al