Kur ishte trajner i Barcelonës, Guardiola shikonte shpesh trajnerët kundërshtarë që pinin ujë pas ndeshjes. Por, topi rrotullohet, dhe pas humbjes së madhe me Barçën në ”Kamp Nou”, Pep, në rolin e trajnerit të Sitit, me shishe uji në dorë, është pyetur nga një gazetar:
- Mister, sa herë që pësonte gol Mançsteri, ju kapeshit duke pirë ujë..
- Kisha parë shumë trajnerë që pinin ujë pas golave që pësonin nga Barça, por kisha menduar se ishte për të lagur buzët..
- Po në të vërtetë?
- Uji të ndihmon edhe frymëmarrjen!
- Mister, kishit thënë para ndeshjes se Mesi dhe Barcelona kanë mësuar shumë nga ju?
- E paskan dëgjuar? Këtë radhë isha unë nxënësi i tyre..