Kur luanin ishin “bombera”, si trajnerë..ruani portën

 

Kanë humbur bastin ata që mendonin se Plaku i Vitit të Ri bashkë me lodrat do të sillte edhe dy trajnerët e munguar prej kohësh, atë të përfaqësues të 19-vje[arëve dhe Shpresave. “Plaku i futbollit” zgjodhi pikërisht dhjetorin, “muaji i dashurisë dimërore” për t’i dhënë fund kalvarit të emrave që koloviteshin në imagjinatën futbollistike. Emrat e Alban Bushit dhe Erion Bogdanit nuk ishin befasi, por më shumë bëri përshtypje metafora që shoqëroi uljen e tyre në stol: “ Dy bombera për ekipet e moshave”.

Një etiketë e marrë borxh nga koha kur kanë qënë futbollistë dhe luftonin për t’ia kaluar njëri-tjetrit në garën për gol, kurse sot, në rolin e trajnerit, thelbi i garës është dukshëm ndryshe.. Të pësojnë sa më pak në portën e tyre, për t’i dhënë sadopak vërtetësi fjalëve të shefit të tyre në momentin e altarit: “ Sigurisht që do të ketë fjalë pse pikërisht ju, por ulni kokat dhe shikoni punën që ta bëni më mirë se kolegët që ikën..”

Sfidanti.