A mjafton Beloti që Torino të hedh nokaut Juventusin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se përballja ndaj rivalit lokal Torino do të jetë shumë e vështirë.

Torino ka fituar vetëm dy ndeshje nga 20 përballjet e fundit në derbin lokal ndaj Juventusit, por në këtë sezon sipas Allegrit ata janë shumë të pasur në fazën ofanzive, pasi kanë sulmuesin më të mirë në ligë Andrea Belottin, që ka shënuar 10 gola, transmeton Koha.net.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi Torino është në mesin e ekipeve me më së shumti gola në Serie A, dhe kanë sulmues të shkëlqyeshëm si Iago Falque, Adem Ljajic dhe Andrea Belotti. Derbi është një ndeshje e veçantë, ky Torino është shumë më i vështirë për t’u mposhtur se ekipet e më parshme të saj”, ka thënë Allegri.