Përse trajneri “emergjencës financiare” Mezani i Flamurtarit ka akuzuar Federatën se me anë të bilibilave në fushë po i jep një asist për titullin kampion Kukësit?
Sepse trajneri vlonjat ndihet i vjedhur pas ndeshjes me Kukësin dhe ashtu si donator i tij .Idrizi, nuk kursen ata që kurdisin prapaskena…
Përse sulmuesi i Vllaznisë, Salihi edhe pse ka dalë nga shinat e golit, ka besim se kur të vijnë golat nuk do të pushojnë?
Sepse gjithnjë ka qënë i heshtur dhe fliste vetëm me gola, ndërsa tani që ka heshtur para portës ka më shumë fjalë…
Përse trajneri i Skënderbeut, Agostineli, pas ndeshjes me Teutën ka thënë se po na dëmtojnë shumë penalltitë?
Sepse topi i futbollit i ngjason portokallit kur në Shkodër merr nje penallti imagjinare dhe në Durrës nuk përfiton një penallti reale…
Përse trajneri Starova i Partizanit ka deklaruar se me këto arbitrime që po bëhen po kthehet viti 1997-të, kur edhe bilbilat nxirrnin ..krisma?
Sepse do të bazohesh tek arbitrat për të gjetur vitin e vërtetë, kalendari gjithnjë do të gënjejë ngaqë arbitrat punojnë pa..kohë
Përse trajneri Milinkoviç i Luftëtarit ka veshur rrobat e fallxhorit para ndeshjes me Vlllazninë duke thënë se fiton ekipi që shënon 3 gola?
Sepse trajnerët e huaj nuk duan shumë kohë për të kuptuar se si bluan mulliri i futbollit në kampionatin tonë..