Barcelona është finaliste e Kupës së Mbretit, por Atletiko është e elminuara më krenare e kohëve të fundit. Skuadra e vogël e Madridit ishte pranë kalimit për më tej, edhe pse ishte mundur 1-2 në fushën e saj nga katalanasit superiorë. Në “Kamp Nou” u luajt një gjysmëfinale fantastike dhe dramatike. Vendasit kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e atij që më së shumti e ndëshkon Atletikon, Luis Suarezit. Pasimi, si gjithmonë, ishte i Mesit.
Pas pushimit gjithçka ndryshoi. Fillimisht Sergi Roberto doli me karton të kuq në 59’, pastaj atë e ndoqi lojtari i Madridit, Janik Ferreira-Karrasko, porse në minutën e 80-të, miqtë patën të drejtën e një penalltie. Gjuajti Kevin Gameiro dhe grushtoi Ter Shtegen. Gameiro e lau veten 3 minuta më pas kur barazoi, ndërsa në minutën e fundit karton të kuq mori edhe vetë Luis Suarez. Atletiko luftoi për golin e dytë që do ta kishte dërguar sfidën në shtesë, por nuk ia doli, dhe do të jetë Barcelona që do të luftojë për fitoren e 29-të të Kupës së Mbretit.