Mediat spanjolle e kanë deklaruar shpesh “fitoren”, por nuk kanë mbetur pas as edhe ato në Francë. Kilian Mbape vazhdon të mbetet tema më e madhe e diskutimeve lidhur me transferimet në futboll dhe duket se ylli 23-vjeçar francez nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë. Këtë e shkruan gazetari shumë i informuar italian, Fabricio Romano, por kjo kuptohet edhe nga ajo që shkruajnë në Madrid. E përditshmja “Marka” u detyrua më në fund të pranonte se puna ishte “pisk” dhe se sulmuesi i shquar mundet të mos veshë fanelën e Realit sezonin që vjen. “Mbape, mos e burgos veten në një qeli të artë”, ishte thirrja e “Markës” në njërin prej editorialeve të saj, të shkruar nga gazetari Alberto Rubio. Pra, i bëjnë thirrje që të mos rinovojë me Paris SG, që do ta mbyllte pikërisht në një “qeli të artë”.
Sfidanti.al