Trajneri i të kuqve vlerësoi se barazimi 1-1 ndaj Totenhemit në “Anfild” ishte një betejë e vështirë, që ndoshta i prishi punë ekipit të tim, por që konfirmoi forcën e tij mendore. “Një ndeshje e vështirë, – tha Jurgen Klopi, – por, unë jam me të vërtetë i lumtur me djemtë e mi ndaj një skuadre të nivelit maksimal që mund të luajë sezonin e ardhshëm në Champions. Një ekip me sulmues klasi, shumë i rrezikshëm në kundërsulm. Nuk ishte e lehtë në shifrat 0-1, por ne ruajtëm qetësinë dhe barazuam. Mentaliteti ynë ishte i jashtëzakonshëm, presioni ynë në nivel shumë të lartë, por kundërshtari ishte shumë i fortë dhe kishte një javë të plotë për t’u përgatitur. Duhet ta pranojmë këtë që ndodhi dhe do të luftojmë deri në fund”.
Sfidanti.al