A mundet që Siti ta fitojë Championsin me Halandin dhe Pogbanë?!

Lajmi “bombë” në Angli ishte që Pep Guardiola kërkon mesfushorin francez të Mançester Junajtidit. Pol Pogba përfundon kontratën në “Old Traford” dhe mund të kalojë disa rrugë më tej në të njëjtin qytet në stadiumin “Etihad”. Mançester Siti shpreson të përsërisë operacionin me Karlos Tevezin që u largua nga Junajtidi në 2009 për t’u bërë një hero në ekipin tjetër të qytetit. A do të mundet Guardiola ta marrë Pogbanë, të cilin e kërkon edhe Paris SG? Nëse po, a mundet që Siti të jetë më i fortë në karakter dhe përvojë për të fituar Championsin, duke pasur parasysh se janë të gjitha mundësitë për të marrë edhe Erling Halandin. Me gjasë, potenciali do të rritet ndonëse duhet parë nëse dy yjet mund të merren, dhe nëse ata do të përshtateshin në skemat e veçanta të Guardiolës.

Sfidanti.al