Zllatan Ibrahimoviç vështirë të luajë futboll deri në janar të vitit të ardhshën. Zhoze Murinjo pritet të sjellë në “Old Traford” yje të sulmit si Grizman, Lukaku apo Beloti. Një skenar që tregon qartë se suedezi po shkon drejt derës së daljes nga Mançester Junajtidi. Le të mos nxitohemi. Mediat britanike shkruajnë se Ibra i ka thënë “jo” një përvoje në ligën amerikane të futbollit, mundësia më e madhe ku ai të shkonte pas largimit nga Anglia. Agjenti i tij, Mimo Raiola, thotë se Zllatan do të qendrojë në Europë, ndonëse nuk dihet qartë se ku do të shkojë.
Aktualisht, prej 10 ditësh, sulmuesi 35-vjeçar po bën riaftësimin në kompleksin e Junajtidit, ndërsa klubi po mendon se ai do të jetë sërish i vlefshëm. Largimi i Uejn Runit do të lerë një boshësi që duhet mbushur nga një lider me përvojë dhe që e njeh klubin, dhe i tillë për momentin është vetëm Ibra. Raiola thotë se janë planifikuar bisedime me drejtuesit dhe ndoshta Ibrahimoviç mund të pranojë të konkurrojë me yjet më të rinj që pritet të vijnë këtë verë. Zhoze Murinjo nuk është se do të mërzitej nga kjo.
Sfidanti.al