Refuzoi të bënte një koment, por gjithsesi e dha pohimin që prisnin gazetarët. Ksavi Hernandez deklaroi se nuk është momenti për të folur për rikthimin e Lionel Mesit tek Barcelona. “Mendoj se nuk duhet folur tani pasi i bën keq edhe Leos, edhe klubit, – tha ai, – unë komunikoj me të, por nuk është momenti. Është një temë që po e diskutojmë, por duhet kaq shumë. Shpresoj që të mund ta kem Mesin tek Barça. Është klubi i jetës së tij”.
Sfidanti.al