Sot është tek Bajerni dhe pranon se nuk është ndonjë person i këndshëm për të bashkëpunuar. Tomas Tuheli i ka pasur këto probleme kur ishte tek Dortmundi, Paris SG dhe Çelsi, ndonëse arriti një finale Championsi në 2020 dhe fitoi finalen tjetër në 2021, po ashtu fitoi Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klubet. Trajneri gjerman tregon sesi përfundoi aventura e tij në “Stemford Brixh”, ku drejtuesit e klubit me në krye pronarin Tod Boehli e shkarkuan në një takim që zgjati vetëm 3 minuta. “Ishte një tronditje, – tha ai, – në fakt e ndjeva, ndërsa po shkoja në qendrën stërvitore. Takimi zgjati nga 3 deri në 5 minuta, dhe nuk kishim se çfarë të bisedonim më tej”.
Sfidanti.al