Nëse skuadra e trajnerit Julian Nagelsman u mbrojt mirë në zonat qendrore të fushës, nuk ndodhi kështu me zonat në krahë. Rreziqet kryesore për Bajernin erdhën nga krahët, ku më i rrezikshmi ishte Ridle Baku. Mediat bavareze dhe gjermane në përgjithësi shkruajtën se ndaj Verderit, këto gabime kaluan pa shumë probleme, por ndaj Paris SG në Champions mund të jetë ndryshe. U ndje mungesa e Dajot Upamekanos, që ka qenë mbrojtësi më i mirë i ekipit këtë sezon, por të paktën loja sulmuese po “shkrep”. Kingsli Koman është lojtari më i mirë i krahut që ka Bajerni, Musiala është gjithmonë mirë, po ashtu Tomas Myleri e ka marrë veten, ndërsa Çupo-Moting është përherë një garanci.
Sfidanti.al