A thua po i vjen fundi “mbretërisë” së Man. Sitit? A do të dënohen kampionët?!

Mançester Siti merr një tjetër goditje vetëm një ditë pas humbjes kundër Totenhem. Por tani pasojat mund të jenë shumë të rënda. Klubi akuzohet për shkelje të rregullave financiarë dhe një komisioni pavaruri Premier League do të gjykojë bilancet e dyshuara për një periudhë nëntë vjeçare nga viti 2009 deri në 2018-ën. Hetimet që nisën thuajse pesë vjet më parë kanë zbuluar parregullësi në lidhje me sponsorizimet e fryra që Mançester Siti ka marrë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga ky vend vijnë edhe pronarët e klubit anglez me në krye sheikun Mansur, që është pardoni kompanisë “City Football Group” .

Në njoftimin zyrtar,.Premier League nënvizon faktin se Mançester Siti akuzohet se nuk ka dhënë informacion të detajuar në lidhje me të ardhurat në bilancet e tij. Kujtojmë që pjesa më e madhe e hyrjeve në arkën e klubit vjen  nga kontratat e sponsorizimeve. Po ashtu, një tjetër akuzë lidhet me mënyrën aspak transparente në përcaktimin e kostove operative, duke shkelur gjithashtu edhe rregullat e “Fair Play Financiar” të UEFA-s. Një tjetër akuzë e Premier Ligës ka të bëjë me mungesën e bashkëpunimit nga ana e klubit në këto hetime. Në pritje të vendimit që do të marrë Komisionii Pavarur, mediat angleze bëjnë të ditur se Mançester Siti përballet me ndëshkime të rënda, që nisin nga ato me gjobë, heqje pikësh, madje edhe përtjashtim nga kampionati.

Sfidanti.al