Ksavi: Ishte ditë e madhe, por duhet një “jetë” deri në fund!

I kënaqur padyshim trajneri i Barcelonës. Më mirë se kaq sezoni nuk mund të shkonte, ndonëse nderi e donte që katalanasit të ishin edhe në Champions. Gjithsesi, ato që shkuan-shkuan, ndaj duhet parë ana e mirë. Barcelona është 8 pikë para Realit në renditjen e La Ligës dhe Ksavi Hernandez e vlerëson këtë fakt. “Ishte ditë e madhe, – thotë ai për të dielën, – sidoqoftë, duhet një “jetë” deri në përfundimin e kampionatit. Jemi mirë, po luajmë mirë dhe po fitojmë. Por, duhet të mbajmë përqëndrimin. Nuk mund ta quajmë Realin “të vdekur”. Të dielën që vjen shkojmë në një fushë ku Reali humbi, në atë të Vijarrealit”.

Sfidanti.al