Kritika të ashpra të mediave spanjolle pas katastrofës së Realit!

Është e habitshme sesi ndryshojnë situatat nga java në javë, dhe ai ekip që pak më parë cilësohej “tmerri i Europës”, tani është bërë “gazi i Spanjës”. Gjithsesi, humbja 2-4 në fushën e Gironës, diçka që nuk pritej, solli një “stuhi” të vërtetë mediatike. E përditshmja “Marka” titulloi “të shthurur dhe të dehur”. “El Mundo Deportivo” nga Katalonja natyrisht fliste për një Madrid të shpërfytyruar. “Sport” po nga Barcelona titullon “turpërim”. “AS” e kryeqytetit shkruan për “një festë, dhe një ditë zie”.

Sfidanti.al