Dy yjet patën rolin kryesor në një ndeshje tepër të vështirë, edhe pse u luajt në shtëpi. Minesota u tregua shumë e fortë dhe mund të kishte barazur në fund, veçse rezultati mbeti 112-109. Nikola Jokiç pati tripëll dabëll me 28 pikë, 17 topa në tabela e 12 asiste, ndonëse humbi 21 nga 29 gjuajtjet e provuara. Xhamal Marrej shkëlqeu me 35 pikë, ndërsa Entoni Eduards ishte më i miri për miqtë me 29 pikë, por humbi tripikëshin në fund. Denveri do të ndeshet me Feniksin në gjysmëfinale të plej ofit në Konferencën Perëndimore, duke pasur avantazhin e fushës, ndonëse Jokiç thotë se Feniksi i Bukerit dhe Durantit është favorit për fitoren e titullit në NBA.
Sfidanti.al