Në elitë të Irlandës së Veriut, ekipi i një qyteti me … 282 banorë!

Skuadra e ka emrin Lughall (Loughall) dhe ka siguruar ngjitjen për në Premier Ligën e vendit të saj. Ky ekip i përket një qyteti me vetëm 282 banorë që do të ketë rekordin si qyteti më i vogël i një kampionati elitë në Europë për sezonin e ardhshëm. Lughalli lë pas Strejmnesin (Streymnes) e Ishujve Faroe që ka 334 banorë. Në skuadër ka mbi 20 lojtarë, që do të thotë se vetëm ekip ka 10 për qind të qytetit në përbërje.

Sfidanti.al