E paharruar Lushnja-Dinamo !Ç‘thotë Partia bën.. futbolli!

Pse heshti FSHF për ndeshjen më tragji-komike të sezonit Lushnja-Dinamo, të cilën e qeshën të gjithë, ndërsa për ndeshjen Kastrioti- Laçi, të cilën e pa “vetëm ajo”, lëshoi shashkën e sezonit. Thirri me të madhe sa tundi dhe shkundi tërë botën tonë..sa për një natë! Po kjo ndeshja e pavdekshme , Lushnja-Dinamo, nuk bënte për baste, vetëm për estradë ishte ? Apo FSHF e bën si me VAR-in, kur do e shikon ofsajtin edhe me milimetra, kur s’do i kalon edhe elefanti para hundës…

E paharruar qoftë, kjo ndeshja Lushnja –Dinamo! Ndeshja që u bë gazi i botës, ku të gjithë qeshën se nuk qanin dot, veç u harrua qysh të nesërmen. Siç duket, po presin gallatën e rradhës. Ishalla ndizet më bukur, sepse kur futet dhe Partia në lojë, sa herw ka zgjedhje, golat dhe votat trazohen për 7 palë qejfe..

Vite më parë , në kohën e diktaturës, shkruhej nëpër faqe muresh apo nëpër libra : “ Ç‘thotë Partia bën populli”! Në ditët e sotme, sa herë që Partia futet në lojë, populli i futbollit me në krye FSHF-në, e vdesin futbollin, por fjalën e mbajnë…

Sfidanti.al