Kristian Shpendi është një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Serinë C. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 20 gola në kampionat, duke dhënë një kontribut të çmuar për ngjitjen e Çezenës në Serinë B pas 6 viteve. Kërkesat për të janë të larta, teksa në mediat italiane përflitet edhe për një interesim nga Juventusi. Drejtori sportiv i Cesena-s ka pranuar se në rast të një oferteje të rëndësishme, klubi nuk do të bëhet pengesë për lojtarin. Madje, ka sjellë si shembull rastin e binjakut të Kristianit, Stiven Shpendit, i cili u transferua te Empoli në Serinë A.
“Strategjia për sezonin tjetër nuk është përcaktuar ende. Duke thënë këtë, po flasim për djem të fortë, me cilësi të mëdha dhe, në mendimin tim, gati për një kategori më të lartë. Është e vërtetë që një kompani duhet të marrë më të mirën nga burimet e saj, por kërkesat duhet të ekzaminoen me kujdes. Kur mbërrijnë oferta të domosdoshme, si në rastin e shitjes së Stiven Shpendit te Empoli në Serinë A, është gjëja e duhur që të mos pengojmë lojtarët. Gjithashtu, në një këndvështrim ekonomik, klubi mund të përfitojë përballimin e të ardhmes me më shumë kthjelltësi”, ka thënë Fabio Arico.
sfidanti.al