Kristiano Ronaldo merr dy çmime nga tifozët e Mançester Junajtidit

Superylli portugez ende nuk ka marrë fund, dhe publiku i ekipit të tij ia bëri të qartë këtë gjë, atij dhe gjithë botës. Kristiano Ronaldo u votua nga tifozët si lojtari më i mirë i sezonit për Mançester Junajtidin dhe si shënuesi i golit më të bukur, atij ndaj Totenhemit në “Old Traford”. Në total, 37-vjeçari shënoi 24 rrjeta në të gjitha konkurrimet, diçka e shkëlqyer për moshën e tij dhe për faktin se Junajtidi pati një sezon të dobët duke mos u kualifikuar për në Champions. Gjithsesi, duket se CR7 do ta vazhdojë karrierën në “Old Traford” me shpresën për t’u kthyer në Champions në 2023.

Sfidanti.al