“Luftë” mes Anglisë dhe Hungarisë pas vërshëllimave të 30 000 fëmijëve në Budapest!

Gjithçka filloi një vit më parë. Futbollistët e Anglisë u vërshëllyen dhe u ofenduan fuqishëm në Budapest në prag të ndeshjes eliminatore të Kupës së Botës ndaj Hungarisë, ndërsa u gjunjëzuan si shenjë proteste ndaj çdo diskriminimi, dhe për këtë sfida e radhës në Ligën e Kombeve duhej të luhej pa spektatorë. Gjithsesi, kombëtarja angleze mbeti e habitur kur në stadiumin “Pushkash Arena” ishin plot 30 000 spektatorë. Federata Hungareze kishte gjetur një hapësirë në ligjin e UEFA-s, që e lejoi të sillte në impiant fëmijë, ndonëse ata ishin të shoqëruar edhe nga 2 apo 3 mijë të rritur.

Në momentin që lojtarët miq u gjunjëzuan sërish, një protestë nga ana e tyre sidomos për diskriminimin e homoseksualizmit, pjesa më e madhe e njerëzve të stadium, pra edhe e fëmijëve, vërshëllyen dhe reaguan në mënyrë kundërshtuese. Një sfidë e vërtetë ndaj dënimit të UEFA-s e ndoshta autoritetet e futbollit europian mund ta ndryshojnë legjislacionin që kjo të mos përsëritet. Mediat angleze u morën më shumë me festimet e përvjetorit në fron të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, por gjithashtu patën edhe kritika për atë që ndodhi në “Pushkash Arenë”, duke theksuar se futbolli u errësua nga racizmi.

“U habita shumë, – tha trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, – natyrisht ata ishin fëmijë, por padyshim që ata mund të ndikohen nga më të rriturit, besoj se kjo është diçka e trashëguar. Mendoj se ajo që bëjnë lojtarët tanë është për të edukuar njerëzit. Këto reagime ndodhin edhe në Angli, dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë të veprojmë kështu, por le të flasim më mirë për futbollin, le të kritikojmë veten që nuk luajtëm aq mirë, sesa të flasim për këto gjëra”.

Gjithsesi, autoritetet hungareze u kundërpërgjigjën. Një nga sekretarët e shtetit, Zoltan Kovaç, shkruajti në rrjetet sociale se “kushdo që mendon se fëmijët që ndoqën ndeshjen në Budapest mund të akuzohen për reagime politike nuk është gjë tjetër përveçse një idiot”. Hungaria fitoi 1-0 me golin e shënur me penallti nga Soboslai në pjesën e dytë. Anglia luajti dobët dhe tani do ta ketë të vështirë të dalë në vend të parë në një grup me Gjermaninë dhe Italinë.

Sfidanti.al